
Veiga & Yildiz, Gonzalez
Prej kohësh, Juventusi po përpiqet të gjejë një marrëveshje me Porton për të transferuar përfundimisht Francisco Conceicaon. Pritet që bardhezinjtë të bëjnë një ofertë të kënaqshme për portugezët të firmosin me sulmuesin 22-vjeçar.
Por për të transferuar Conceicaon, Juventusi më parë duhet t’i japë lamtumirën Nico Gonzalezit. Siç raportojnë mediat italiane, bardhezinjtë kërkojnë 30 milionë euro për të shitur sulmuesin argjentinas.
Për Nico Gonzalezin janë të interesuara klube nga Arabia Saudite. Largimi përfundimtar i argjentinasit nga kampi torinez do t’i hapte rrugë transferimeve të reja të bardhezinjve.
Poll