Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Prezenca në Champions apo milionat e Katarit, ditë vendimtare për Gjimshitin

Shkruar nga NEWSPORT
Prezenca në Champions apo milionat e Katarit, ditë vendimtare për
Berat Gjimshiti

E ardhmja e Berat Gjimshitit është lëkundur pas largimit të trajnerit Gasperini nga Atalanta. Në fakt mbrojtësi i Kombëtares tonë ka fituar “terren” në Bergamo, duke siguruar qendrueshmëri në prapavijë.

Kontrata e tij me Atalantën është e vlefshme deri në verën e vitit 2026. Ditën e sotme ai është parë në qendrën stërvitore të ekipi bergamask. Nga mediat italiane thuhet se për Gjimshitin ka ardhur një ofertë tunduese nga Katari me një rrogë të majme.

Fjala e fundit do t'i takojë kapitenit të Kombëtares, nëse do shijojë futbollin në Europë edhe për disa vite apo ka ardhur momenti të mendojë më shumë për aspektin financiar.      

Poll

Lexo gjithashtu