ZYRTARE/ Egnatia ruan yjet e ekipit, Duro forcon “murin” e Rrogozhinës
Shkruar nga NEWSPORT
Egnatia po zhvillon një sezon fantastik deri tani teksa renditen në vendin e tretë në Superiore. Drejtuesit kanë krijuar një grup që nën drejtimin e trajnerit Duro po korr rezultate pozitive. Klubi dëshiron të vazhdojë në këtë mënyrë dhe po punon për përforcimin e ekipit.
“Përforcim” quhet edhe ruajtja e yjeve të ekipit dhe Egnatia ka njofutar momente më parë rinovimin me mbrojtësin Agbekpornu. Afrikani është një titullar absolut për Shpëtim Duron dhe “martesa” e tij me rrogozhinasit zgjatet deri në vitin 2025.