Renato Malota ka firmosur kontratën e re me Egnatian, që e mban në Rrogozhinë deri në vitin 2025. Kapitenit të rrogozhinasve i përfundonte kontrata në fundin e sezonit, por bashkëpunimi i frytshëm ka sjellë këtë përfundim.
Ky rinovim vjen për Egnatian fill pas Aleksit, duke “blinduar” kështu dhe mbrojtjen pas mesfushës. Dy lojtarë më shumë eksperiencë, që konfirmojnë se klubi vazhdon të bëjë mirë.
Ky është sezoni i dytë për Malotën në Rrogozhinë, ku në 18 ndeshje të kampionatit ka shënuar 2 gola dhe asistuar 2 herë të tjera. Në qendër të mbrojtjes është titullar i padiskutueshëm.
Postimi i Egnatias:
KAPITENI RINOVON KONTRATËN DERI NE VITIN 2025-TË.
Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur të rinovoj kontratën me kapitenin Renato Malota deri në vitin 2025-të.
Malota luan sezonin e dytë me fanellën e Egnatias ku në sezonin e tij të parë fitoi Kupën e Shqipërisë duke shkruan emrin në historinë e klubit tonë.
Suksese në vazhdim kapiten @renatomalota13 2025
[caption id="attachment_720556" align="alignnone" width="300"] Renato Malota[/caption]