ZYRTARE/ E papritur, pas Laçit një tjetër klub i Superiores largon trajnerin
Shkruar nga NEWSPORT
Skerdi Bejzade nuk do të vazhdojë në krye të Erzenit. Vetë klubi shijakas njofton përmes rrjeteve sociale se palët kanë mbyllur me sukses bashkëpunimin. Ky njoftim është i papritur, pasi Erzeni luan të mërkurën përballë Vllazninë, në kuadër të çerekfinales së Kupës kundër Vllaznisë.
Ky është largimi i dytë i një trajneri të Superiores në pak ditë. Kjo pasi kujtojmë se dhe Laçi largoi trajnerin Mirel Josa, pas humbjes 0 me 1 ndaj Skënderbeut.
Shkak janë bërë rezultatet në kampionatin shqiptar. Erzeni pësoi humbje tronditëse 3 me 0 ndaj Teutës në “Niko Dovana”. Tashmë shijakasit mbajnë vendin e 9 dhe janë pjesë e zonës së ftohtë.
Postimi i Erzenit:
K.F Erzeni njofton mbylljen e bashkëpunimit me konsensus me Trajnerin Z.Skerdi Bejzade. K.F Erzeni falenderon trajnerin për kontributin e dhënë në ekip dhe i uron suksese.