Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ E papritur në Kukës, prurja e verës largohet drejt Kategorisë së Parë

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ E papritur në Kukës, prurja e verës largohet drejt



Merkato e verës ka qënë e gjallë deri në minutat e fundit te Kukësi. Skuadra verilindore ka konfirmuar arritjen e akordit me klubin e Futbollit Besa për huazimin e lojtarit Armend Çajani te skuadra kavajase.

Shkupjani, i cili u transferua te skuadra blu gjatë merkatos së verës, do të aktivizohet për një sezon futbollistik në Kategorinë e Parë me skuadrën e Besës.

Aktivizimi me kavajasit pritet t'i japë minuta më shumë në këmbë mesfushorit, i cili shihet si e ardhmja e këtij reparti te nënkampionët.

"Futboll Klub Kukësi njofton arritjen e marrëveshjes me FK Besën, për huazimin e futbollistit Armend Çajani te skuadra kavajase.

Shkupjani, i cili u transferua te skuadra blu gjatë merkatos së verës, do të aktivizohet për një sezon futbollistik në Kategorinë e Parë me skuadrën e Besës."-thuhej në njoftimin e klubit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga