Përveç afrimeve të shumta dhe merkatos interesante që Dinamo po bën, tashmë drejtuesit e ekipit kryeqytetas po mendojnë edhe për largimet.
Nëpërmjet një postimi në llogarinë zyrtare të klubit të Dinamos në Facebook, është bërë me dije se klubi ka arritur marrëveshjen për mbylljen e bashkëpunimi me 3 lojtarë.
Bëhet me dije se lojtarët e larguar janë, sulmuesi Taulant Marku dhe dy mbrojtësit, Patrik Fetaj dhe Realf Zhivanaj. Gjithashtu klubi dinamovit i falenderon për kontributin që këta lojtarë kanë dhënë.
Poll