Bylisi këtë sezon do të luajë në Kategorinë e parë, me ekipin ballshiot që do të synojë rikthimin ne elitën e futbollit shqiptarë. Për ta bërë diçka të tillë kanë menduar të rikthejnë në ekip ish-trajnerin e tyre.
Tashmë zyrtarisht Arian Bellai është rikthyer të ulet në stolin e Bylisit, ku do t’i drejtojë në sezonin e ri. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi ballshioët nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ndërsa bashkë me Bellain kanë prezantuar edhe pjesën tjetër të stafit.
“Arjan Bellai dhe krau i djathtë i tij Kosta Michailidhis, rikthehen te Bylisi, kurse argjentinasi Francisco Tursi do të jetë në rolin e preparatorit atletik. Ndërsa, klubi i ka ofruar Febron Ziut postin e Drejtorit Sportiv.
Dyshja Bellai-Michalidhis kanë qenë në krye te ballshiotëve edhe në pjesën e parë të sezonit të shkuar në Superiore”, ka shkruar Bylisi.