
Luhet sot në orën 15:00 ndeshja e parë e fazës së eleminimeve direkte ndërmjet Zvicrës dhe Polonisë. Zvicra e shumë lojtarëve shqiptarë shihet si më pak favorite për të fituar ndeshjet nga pikat e basteve.
Faza e tanishme nuk lejon gabimet pasi ndeshjet janë me një takim dhe fitueset kanë të drejtën të kalojnë në fazën tjetër. Pikat e basteve e mendojnë shumë të ekuilibruar ndeshjen me një avantazh të lehtë për polakët.
Fitorja e Zvicrës kuotohet me koefiçentin 2.95, barazimi ndërmjet skuadrave me koefiçentin 2.90 dhe fitorja e skuadrës së Polonisë me koefiçentin 2.75.
Njëra nga dy skuadrat do të vazhdojë garën në Europian duke pritur të ndeshet në fazën tjetër me fituesen e ndeshjes ndërmjet Kroacisë dhe Portugalisë.