Rikthimi i Zoran Zekic në Kroaci është çështje orësh. Trajneri kroat do të rikthehet te Osijek, skuadër që po pret t’i dorësojë çelësat e ekipit për pjesën tjetër të sezonit. Për rikthimin e Zekic, Osijek do të derdhë në arkat e Partizanit plot 100 mijë euro. Kjo është herë e parë për futbollin shqiptarë që një ekip tjetër paguan te një skuadër shqiptare për trajner.
Gjithsesi, timoneri kroat duket se ka nisur menjëherë nga puna. Do të marë me vetë në Kroaci edhe një lojtar kampion. Sipas “Kosova Football” bëhet fjala për një mesfushor të talentuar, që i ka tërhequr vëmendjen kroatit.
Qëndrim Zyba ka rënë në radarin e Zekic, me këtë të fundit që pëlqen karakteristikat e lojtari dhe e shikon si të duhurin për skemat e tij te Osijek. 22-vjeçari ka shkëlqyer nën urdhrat e Ilir Dajës, teksa u shpall kampion me Ballkanin si dhe ka bërë ndeshje të mira edhe në kompeticionet europiane.
[caption id="attachment_708988" align="alignnone" width="762"] Qendrim Zyba/ © Credits facebook.com/fcballkani[/caption]