
Pas konsumimit të një vakti të rëndë, që mund të ndodhë gjatë një darke festive apo një mbrëmje familjare, kërkohet që kaloritë e marra nga një vakt i tillë, te kalohen në energji për të zhvilluar një aktivitet fizik.
Për shumë persona, problemi më i madh është konsumimi i picave, por shpeshtësia e këtij vakti çon në dëmtimin e organizmit dhe shtimin në peshë.
[gallery columns="2" size="full" ids="66218"]
Pyetja është se çfarë duhet të bëni në këto raste dhe cila është mënyra më efikase për të zgjidhur këtë problem. Gjëja më e mirë që rekomandohet në këto raste është vrapi, që cilësohet si zgjidhja më e mirë pas një vakti të rëndë.
Për një individ të peshës dhe gjatësisë normale, distanca e cila duhet të përshkohet pas ngrënies së një pice është rreth 5.5 km ose rreth 50 minuta vrapim i lehtë.
[gallery columns="1" size="full" ids="66219"]
Kjo shihet si një nga mënyrat për të luftuar mbipeshën dhe obezitetin. Mos të harrojmë se shkalla e diabetit është dyfishuar në krahasim me 40 vite më parë!