
Ylli Shameti është një nga ish-lojtarët që ka fituar dashurinë e tifozëve të Kukësit. Mbrojtësi në fakt ka pasur një karrierë të suksesshme me verilindorët, teksa për disa vite ka mbajtur në krah edhe shiritin e kapitenit.
Tashmë në vitet e fundit gjirokastriti ka bërë edhe rolin e ndihmësit të trajnerit të Kukësi, teksa e mbylli sezonin si ndihmës i Rrahman Hallaçit. Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se Shameti do të largohet nga Kukësit për të provuar një eksperiencë të re të Dinamo.
Drejtuesit kryeqytetas kërkojnë një ndihmës për Dritan Mehmetin dhe kanë nisur kontaktet e para mes palëve dhe kalimi i Shametit te “nëndetësja” duke çështje kohësh. Gjithashtu si pjes e stafit të Dinamos përflite se do të jetë edhe Ilir Bozhiqi, i cili u largua nga Partizani pas disa vitesh.