Ardon Jashari është një nga talentet shqiptarë që përfaqëson Zvicrën, ku u grumbullua nga “helvetët” edhe në Kupën e Botës në Katar. Mesfushori i Luzernës luajti vetëm 2 minuta ndaj Partugalisë, por emri i tij u bë i “famshëm” kur Xhaka festoi me mbiemrin JASHARI pas fitores me Serbinë në fazën e grupeve. Nga mediat serbe kjo u konsiderua si një porvokim politik, pasi kapiteni i Arsenalit i referohej Adem Jasharit.
Për këtë situatë ka reaguar vetë Ardoni, i cili për “Blick” ka theksuar se asngjë nuk ishte politike, ndërsa deklaroi se Xhaka është idhulli i tij.
“Xhaka është idhulli im dhe ia kam thënë që në grumbullimin e parë me ekipin kombëtar. Nuk ishte një deklaratë politike. Graniti më tha në fillim të Kupës së Botës se do të vishte fanellën time nëse do ta kalonim grupin. Dhe kështu ishte në ndeshjen e fundit kundër Serbisë”, ka deklaruar 20-vjeçari shqiptar.