
Është luajtur ditën e sotme derbi mes Tiranës dhe Partizanit për volejbollin e femrave në Farie Hoti në orën 19:00 për javën e dytë të ligës Gjergj Kastrioti. Vajzat bardheblu kanë fituar bindshëm me rezultatin 3-0 me sete.
Derbi i parketit vishet kështu me ngjyrat bardheblu dhe ekipi i Tiranës merr vendin e dytë në grupin A me tre pikë, aq sa edhe Partizani. Vendi i parë i takon ekipit të Skënderajt që fitoi 3-0 ndaj M Technologie që mban vendin e fundit me 0 pikë.
Ndeshja e rradhës për Tiranën është pikërisht ndaj vendit të fundit ndërsa Partizani sfidon Skënderajn e vendit të parë.
Poll