Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Vllaznia përgatitet për Kukësin, trajneri Josa “shpërthen” ndaj gazetarëve: Unë nuk ndryshoj skemë për një lojtar, kushdo që përshtatet bujrum

Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia përgatitet për Kukësin, trajneri Josa

Java e 11-të e Superiores vendos përballë Vllazninë dhe Kukësin në një duel ku diferencat janë shumë të vogla në renditje. Verilindorët vijnë në këtë sfidë pas humbjes 4-1 me Tiranën, ndërkohë që kuqeblutë arritën një barazim dramatik ndaj Erzenit në Shkodër.

Për sfidën e nesërmë që do të startojë në orën 13:00, në Loro Boriçi ka folur trajneri Josa. Në deklaratën e tij, tekniku i kuqebluve ka vënë theksin në çështjen Vulaj, ku i irrituar i është kthyer gazetarëve.

Deklarata e Mirel Josës:

"Vulaj ka luajtur në ndeshjen e fundit me Flamurtarin dhe ka qenë në formacion, mua nuk më intereson nëse është kupë apo nëse është kampionat. Skuadrën e kemi parë që ka qenë e plotë edhe në ndeshjen me Flamurtarin, këto janë mendimet e mia sa i përket Vulajt dhe skuadrës, sepse unë nuk mendoj për individin por për skuadrën.

Nuk ndërroj sistem loje dhe ta dini edhe këtë, po ua them edhe këtë që të mos e prekim më këtë temë. Nuk ndërroj një sistem loje sepse një lojtar luan në atë mënyrë. Nëse lojtari i përshtatet sistemit të lojës që ne kemi bërë zgjedhjen e lojtarëve në fillim, atëherë bujrum jo Vulaj, por kushdo qoftë do të jetë në lojë. Kjo është një temë që mua më shqetëson se është një lojtar që paguhet dhe është paguar që në fillim mirë nga presidenti.

Por të gjithë lojtarët fillimisht janë për të marrë rrogat e tyre dhe ato çfarë ka për pluse sa i përket anës ekonomike, por përtej anës ekonomike është edhe çfarë japin për skuadrën. Dhe mua më intereson skuadra ndaj këtë mos ma përsëritni më.

Nuk kam bërë planet e janarit. Vulaj është një futbollist që ka kontratë. Për këtë mund të pyesni presidentin. Nuk diskutojmë për këtë probleme, e thashë që mos ma përsëritni më. Po flasim për skuadrën dhe jo për individ dhe mua më intereson skuadra".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga