Vllaznia nxjerr në shitje biletat për ndeshjen e parë europiane në “Loro Boriçi”
Shkruar nga NEWSPORT
Skuadra e Vllaznisë është kthyer sot në shkodër teksa po i jep dorën e fundit përgatitjeve për aventurën europiane. Aventurë e cila do të nisë me 13 korrik në transfertë.
Me 13 korrik Vllaznia do të ndeshet me ekipin nga Irlanda e Veriut Linfield në transfertë, ndërsa me 20 korrik do t’i presë irlandezët në Shkodër.
Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në rrjetin social Instagram, klubi i Vllaznisë ka bërë të ditur shitjen dhe çmimin e biletave për ndeshjen që do të luhet me 20 korrik në “Loro Boriçi”.
Foto e marrë nga / KF Vllaznia - Faqja Zyrtare, Facebook