Inter arriti të merrte një fitore minimale, 1-0 ndaj Veronas. Triumf i rëndësishëm për sfidën e javës së 18-të. Kristjan Asllani arriti që në 21 minutat e luajtura, të bënte një paraqitje fantastike, duke u vlerësuar me notë më të mirë se gjithë reparti i mesfushës.
Sipas Sofascore, Kristjan Asllani arriti të merrte në notën 7.1. Pjesa tjetër e repartit të mesfushës nuk kaloi notën 7. Kjo vë në dukje dhe njëherë formën e mirë që Asllani po kalon, tashmë me një faktor tjetër mbi supe, besimin në vetvete duke shpalosur klasin e tij në çdo prekje.
Saktësia e pasimeve të tij, arrinë në shifrën 89%, ku vetëm Darmian arrin të regjistrojë një shifër më të lartë në repartin e mesfushës.
Galeria fotografike ()
Poll