Edon Zhegrova po kalon një formë fantastike në javët e fundit teksa po gjen akoma më shumë minuta me Lille në Francë, kjo edhe sepse sulmuesi dardan ka ditur të kthehet në protagonist. Në ndeshjen e mbrëmshme përballë Lorient, ai rrëmbeu të gjithë skenën për 10 minuta sa ishte në fushë.
Hyri në lojë në minutën e 81’ dhe në minutat 89’ dhe 91’ shënoi dy gola, njëri më i bukur se tjetri për t’i dhënë fitoren 3-1 Lille. Këto dy gola i kanë dhënë edhe vlerësim shumë të mirë nga SofaScore që e ka bërë pjesë edhe të formacionit të javës duke i vënë notën 9.0, më lart se Messi me 8.1 i cili renditet krah Zhegrovës në ekipin më të mirë të javës.
Poll