Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Haradinaj iu bashkua çakenjve të uritur, mësoi nga politikanët shqiptarë”, boksieri kampion nuk përmbahet: Albin dhe Vjosa, ju pret puna e dyfishtë

Shkruar nga NEWSPORT

Ismail Keta ka reaguar ashpër në kanalin zyrtar për situatën në të cilën gjendet tashmë Kosova. Boksieri i njohur shqiptar që garon për Gjermaninë, por kurrë s’e ka harruar flamurin kuqezi kritikon publikisht Ramush Haradinajn duke e cilësuar si çakall të uritur për pushtet.

Ai i bën thirrje Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit (kryeparlamentares) që të vijojnë punën e tyre, madje duke bërë maksimumin për të fituar edhe një herë qeverisjen e vendit. Për Ketën është e pakonceptueshme se si mund të gatuhet një situatë e tillë kur e gjithë bota po vuan pandeminë e Coronavirusit.

REAGIMI I ISMAIL KETËS:

Politikanët e Kosovës që para pak javësh në Perkaz peruleshin para JASHAREVE duke u betuar para Bacës Rifat dhe dëshmorëve, dje ku Bota zien nga CORONA ata harruan dje çdo besë dhe tabu për pushtet dhe para!!

E pabesueshme që Haradinaj që dha gjak në kohën e luftës dhe goxha kontribut në qeverisjes, ju bashkua dje Çakejnve të uritur për pushtet. (Fatkesi që mësoi nga politikanët në Shqipëri) !!

Albin Kurti mund të mos quhej shpëtimtar pasi koha ishte e shkurtër, por nuk mund ti thuash hajdut, i pabesë dhe antishqiptar.

Respekte për Vjosa Osmanin që zgjodhi të vertetën dhe Kosovën dhe jo klanet për pushtet dhe para.

Punë e dyfishtë për Albinin dhe Vjosen deri në zgjedhje e reja. Por fillim i ri dhe i duhur për Kosovën tone.

Reagimi i Ketës

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga