Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MOSHAT (U17-U19)

Norvegjia, Luksemburgu e Malta, trajneri Tafaj publikon listën e kuqezinjve për sfidat e raundit të parë të Europianit U-19 për djem

Shkruar nga NEWSPORT
Norvegjia, Luksemburgu e Malta, trajneri Tafaj publikon listën e kuqezinjve
Kombëtarja U-19

Shqipëria U-19 nis përgatitjet të dielën e 22 marsit për tre ndeshjet e raundit të parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian 2027. Nën drejtimin e trajnerit Fatjon Tafaj, i cili do të ulet për herë të parë në pankinën kuqezi në këtë grumbullim, kuqezinjtë do të përballen ndaj Luksemburgut, Maltës dhe Norvegjisë.

Trajneri Fatjon Tafaj ka ftuar 21 lojtarë për këto sfida të rëndësishme që do të luhen në vendin tonë më 25, 28 dhe 31 mars. 8 prej tyre vijnë për herë të parë në ekipin kombëtar U-19, teksa pjesa tjetër kanë qenë edhe më parë pjesë e këtij ekipi.

Më poshtë lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar:

Portierë: Raffaele Huli, Daniel Culi

Mbrojtës: Kris Gecaj, Leon Sulejmani, Lukas Cekrezi, Spasian Nasto, Fabjan Nuhaj, Endrit Asani, Uesli Arapi

Mesfushorë: Andreas Llana, Serxho Vogli, Dajan Durmisi, Rikardo Sheji, Amir Borici, Oliver Blini, Dijar Ferati, Alen Vukaj

Sulmues: Grei Kuqi, Enis Redzepi, Gabriel Kulla, Arman Durmisi

Skuadra kuqezi nis grumbullimin të dielën në Durrës dhe do të luajë tre ndeshjet e këtij raundi në “Shtëpinë e Futbollit”. Kuqezinjtë do të përballen me Luksemburgun në takimin e parë më 25 mars në ora 15:00. Tre ditë më vonë do të luajnë kundër Maltës në të njëjtën orë. Sfida përmbyllëse e këtij raundi do të jetë ajo kundër Norvegjisë më 31 mars në ora 15:00.

Norvegjia, Luksemburgu e Malta, trajneri Tafaj publikon listën e kuqezinjve
Të përzgjedhurit e trajnerit Fatjon Tafaj

 

 

Poll

Lexo gjithashtu