Nuk ka pasur fitues ndeshja Juventus – Sassuolo, e mbyllur 1 – 1. Sulmuesi turk Yildiz, hapi “llogarinë” e ndeshjes në minutën e 14-të. Kaq për pjesën e parë.
Në fraksionin e dytë, Sassuolo befasoi “Zonjën e Vjetër”, duke gjetur golin me Pinamonti, minuta e 52-të. Bardhezinjtë i kishin të gjitha mundësitë për të marrë fitoren dhe 3 pikët e rëndësishme me kapitenin Locatelli në minutën e 86-të, por 28-vjeçari goditi shumë dobët penalltinë, në trajtë qendrore dhe tepër e lehtë forca shtytëse.
Në 30 javë të zhvilluara në Serie A, Juventusi mban vendin e 5-të në tabelë me 54 pikë, aq sa ka edhe Como e 4-të, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak. Në garë për zonën Champions është edhe Roma, 51 pikë pas 29 takimesh.
