Adrian Bajrami
Adrian Bajrami mund të jetë penduar mbi vendimin e tij për të zgjedhur Zvicrën pak muaj më parë. Edhe pse trajneri Sylvinho e kishte monitoruar për një kohë të gjatë për ta bërë më pas pjesë skuadrës së tij, Bajrami bëri zgjedhjen e tij duke injoruar thirrjen e trajnerit të Shqipërisë.
Lajmi i keq vjen nga trajneri Murat Yakin, i cili në listën e bërë publike nga Kombëtarja zvicerane në rrjete sociale për ndeshjet e marsit, ka marrë vendimin për të lënë jashtë talentin me origjinë shqiptare.
Pjesë e listës figurojnë të tjerë futbollistë me origjinë shqiptare si Granit Xhaka dhe Ardon Jashari.
View this post on Instagram
Poll
