Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Vllaznia i largohet zonës së "ftohtë", Sukaj dhe 20 vjeçari Pusi lënë "shenjë" ndaj Lushnjes

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Vllaznia i largohet zonës së "ftohtë", Sukaj dhe

Ka përfunduar ndeshja mes Vllaznisë dhe Lushnjes në Shkodër me rezultatin 4-0. Shkodranët kaluan shumë shpejt në avantazh, që në minutën e 5'-të me anë të Sukajt, i cili realizoi pas një aksioni të skuadrës.

Më pas, në minutën e 25-të, Ribaj dyfishoi shifrat, ndërsa në të 45-tën, Xhevahir Sukaj shënoi një supergol nga mesi i fushës.

Në minutën e 82 të sfidës shënoi dhe Beljad Pusi, i cili debutoi në këtë takim. Pas kësaj fitoreje, Vllaznia i është larguar disi zonës së ftohtë, teksa ndodhet vetëm 1 pikë larg Kamzës së vendit të 7-të.

 

Vllaznia - Lushnja 4-0 (Sukaj 5' 45', Ribaj 15', Pusi 82')

 

90' Mbyllet sfida, Vllaznia 4-0 Lushnja.

82' Belajd Pusi debuton me gol për Vllazninë

80' Bie ritmi në Shkodër, Vllaznia dhe Lushnja prodhojnë pak, teksa ekipet presin mbylljen e takimit

46' Rifillon sfida në Shkodër

46' Gol nga 50 metra nga Sukaj

45' Mbyllet kështu pjesa e parë, Vllaznia 3-0 Lushnja.

14' Ka sërish gol në Shkodër, Ribaj dyfishon shifrat

5' Sukaj kalon në avantazh Vllazninë në Shkodër

1' Starton sfida në "Loro Boriçi"

VLLAZNIA: Sherri, Gocaj, Berisha, Orelesi, Mersini, Lika, Vucaj, Krymi, Cinari, Ribaj, Sukaj.

LUSHNJA: Spaho, Magani, Prenci, Ruco, Mone, Alushi, Taullau, Branica, Papa, Pepa, Sefa.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga