Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Tre gola për vendin e katërt, Laçi shumë i fortë për Flamurtarin

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Tre gola për vendin e katërt, Laçi shumë i

FT Laçi 3 - 0 Flamurtari (Shehi 48, Nwabueze 58, Teco 82)

Është mbyllur me fitoren 3-0 të vendasve ndeshja e javës së 14 mes Laçit dhe Flamurtarit. Të besuarit e Cungut kanë vuajtur pjesën e parë, duke mos kaluar dot në avantazh. Pjesa e dytë solli dhe tre golat e ndeshjes, me Shehin që hapi serinë e golave në të 48 minutë. Nëabueze dhe Teco kanë qenë autorët e dy golave të tjerë, që e çojnë Laçin në kuotën e 22 pikëve. Flamurtari ende nuk ka siguruar fitoren e parë në këtë edicion, duke qenë skuadra kryesore për të rënë një kategori më poshtë.

Kategoria Superiore, java 14. Ora 13:30

Stadiumi i qytetit Laç

Gjyqtar : Orlando Kuka, Alfred Shkrela, Arbër Zalla, Juxhin Xhaja

Formacionet zyrtare:

Laçi: Stajila, Fangaj, Ignjatobiv, Gjoni, Domgjoni, Shehu, Deliu, Lushjka, Teco, Xhixha, Nwabueze Trajner: Armando Cungu

Flamurtari: Moçka, Gocaj, Zeqaj, Pjeshka, Muçollari, Deliaj, Rrapaj, Nebihu, Ribaj, Hoxhaj, Vatnikaj. Trajner: Luan Birçe

Komenti minutë pas minute:

90+3' Mbyllet 3-0

90' Tre minuta shtesë në fundin e takimit

82' GOOOL Teco insiston dhe gjen golin e tretë, 3-0

75' Teco kërkon surprizën nga jashtë zone, Moçka në pozicion

65' Vendasit më të qetë diktojnë lojën

58' GOOOL Laçi shënon golin e dytë me Nwabueze

48' GOOOL Shehi kalon Laçin në avantazh

45+3' Mbyllet 0-0 pjesa e parë

45' Tre minuta shtesë në fund të pjesës së parë

43' Vatnikaj mbetet i dëmtuar, gjithçka kalon pa problem

36' Vatnikaj gjen traun e portës, Flamurtari pranë golit

35' Shehu pranë golit për vendasit

33' Nwabueze bën "lëmsh" mbrojtjen e Flamurtarit por pa rezultat

32' Nebihi (F) ndëshkohet me të verdhë

30' Lojë e fortë në mesfushë, vijon 0-0

24' Laçi hedh vështrimin në sulm

19' Raste sporadike në Kurbin, loja luhet në mesfushë

15' Laçi rrezikon me Xhixhën, pret Moçka

9' Flamurtari hidhet në sulm, pa rrezik për Stazhillën

3' Portieri Moçka pëson një dëmtim, gjithçka kalon pa problem. Rifillon loja pas 4 minutash ndërprerje

1' Fillon takimi me topi e shkelmuar nga ekipi i Laçit

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga