Sfida me Turqinë që do të zhvillohet pas 4 orësh në stadiumin “Fadil Vokrri” pritet të jetë e zjarrtë për Përfaqësuesesen e Kosovës, e cila do të luajë shanset e saj për të hyrë në librat e historisë, si skuadra e parë dhe më e re kombëtare që merr pjesë në Kupën e Botës 2026.
Për të rritur akoma dhe më shumë atmoferën dhe nxitur motivimin tek djemtë e Franco Fodës, ka menduar gjithashtu dhe presidentja në detyrë e qeverisë, Vjosa Osmani.
Në një postim të bërë në Facebook, ajo rikujton se vështirësitë kanë bërë që Kosova të vijë më e vendosur se kurrë në këtë duel dhe shton se me skuadrën kombëtare do të jetë një popull i tërë në mbështetje. Përmes një videoje, Osmani ndan me ndjekësit momentet më kulminante të skuadrës që shënjuan dhe arritjen deri në finalen e "play-off".
POSTIMI:
“Kosova ka lindur mes vështirësive e sakrificave, është rritur me krenari dhe sot qëndron në fushë me dinjitet, duke përfaqësuar ëndrrat e një populli të tërë.
Ju jeni simbol i qëndresës, i guximit dhe shpresës.
Jemi me ju djema.
Me Kosovën përgjithmonë.
Me Dardanët”
