Arne Slot & Igor Tudor
Igor Tudor nuk do të jetë më trajneri i Tottenham. Klubi i Premier League dhe trajneri kroat, kanë vendosur që të ndërpresin bashkëpunimin, pas performancave të dobëta.
47-vjeçari e mori drejtimin e Spurs në shkurt të këtij viti, duke qenë në krye të ekipit për 7 ndeshje.
Në këto 7 ndeshje ai mori vetëm një fitore në Champions përballë Atletico Madrid, por që nuk mjaftoi për kualifikimin. Ndërkohë që 6 ndeshjet e tjera janë, 1 barazim dhe 5 humbje.
Kujtojmë që jemi në javët e fundit të sezonin aktual të Premier League. Ndërkohë që pas 31 ndeshjesh, Tottenham mban vendin e 17-të me 30 pikë, vetëm 1 pikë më shumë se West Ham në vendin e 18-të, që do të thotë rënie nga kategoria.
Poll
