Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Kosova “bën për vete” Italinë, gjiganti mediatik nuk kursen elozhet për “Dardanët” (ARTIKULLI)

Shkruar nga NEWSPORT
Kosova “bën për vete” Italinë, gjiganti mediatik nuk
Kosovë

Ecuria e Kosovës në kualifikueset e Botërorit 2026, sikurse po bën edhe në fazën “Play-Off” është mbreslënëse. Gjiganti sportiv në Italia dhe më gjerë “Corriere dello Sport”, i ka kushtuar një artikull të veçantë përfaqësueses “Dardane”.

Nis me faktin që nga 23 lojtarët e ftuar prej trajnerit Franco Foda për këtë fazë, 13 kanë lindur jashtë vendit, pra më shumë se gjysma. Më tej, citohet se Italia ka pasur ndikim në evoluimin e disa futbollistëve si Muriqi, Zhegrova, Vojvoda apo Rrahmani.

Nuk lihet pa përmendur as emigrimi masiv i shqiptarëve të Kosovës, ama ata nuk e harruan “folenë” e tyre, përfaqësimin në arenën botërore me “Dardanët”. As trajneri Franco Foda nuk i  shpëtoj kësaj “lupë skanuese”.

Ndonëse është gjerman, babai i Fodës i ka rrënjët të thella nga Italia. Pavarësisht se ishte trajneri i Austrisë në “Euro 2020”, sigurimi i “biletës” për Kupën e Botës do të rezultonte “kurba” e Franco Fodës.

Artikulli i jep rëndësi edhe entuziazmit që ka populli shqiptarë i Kosovës. Pavarësisht se në emra janë larg rivalëve, ata nuk kanë frikë të përballen me çdo rival.

ARTIKULLI I POLTE

Poll

Lexo gjithashtu