Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Tirana ngjyros derbin BARDHEBLU, tërmeti “9 ballësh” i Vllaznisë “sakaton” Teutën (REZULTATET dhe RENDITJA)

Shkruar nga NEWSPORT

Kampionati i femrave ka mbyllur ditën e sotme disa nga ndeshjet e javës së 13-të të saj. Kjo javë rezervoi një përplasje derbi mes Tiranës dhe Partizanit. Pas 90-minutave të luajtura kryeqyteti ëhstë veshur “bardheblu”. Një fitore 2-0 e vajzave të Tiranës mposhti Partizanin, që e lë shumë pikë pas në renditje.

Ndërkohë fitore spektakolare mori Vllaznia e femrave, ndërsa mposhti 9-0 ekipin e Skënderbeut. Padiskutim ajo që shkelqeu për shkodranet ishte Medi Doci, e cila tundi rrjetën e korçarëve plot 7 herë, ndërsa dy golat e tjerë u shënuan nga Shala. Pas këtij triumfi vajzat kuqeblu udhëheqin me 39 pikë, +3 nga Tirana e vendit të dytë.

Apolonia që renditet e 3-ta në klasifikim nuk llogariti aspak Laçin. Fieraket fituan 5-0 ndaj kurbinasve. Pas këtij triumfi shkojnë në kuotën  e 27 pikë. Partizani që u mposht nga Tirana mbetet në vendin e 4-të me 22 pikë.

Kinostudio gjithashtu triumfoi 5-1 ndaj Teutës, ndërsa tashmë mban vendin e 5-të me 18 pikë.

[caption id="attachment_688695" align="alignnone" width="553"] Rezultatet e ndeshjeve ne kampionatin e femrave[/caption]

 

[caption id="attachment_688696" align="alignnone" width="549"] Renditja e kampionatit te femrave pas ndeshjeve te dites se sotme[/caption]

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga