Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Tirana i tregon Partizanit kush sundon kryeqytetin, goli i Deliut çon bardheblutë drejt titullit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Tirana i tregon Partizanit kush sundon kryeqytetin, goli i Deliut

TIRANA – PARTIZANI 1-1 (Deliu 81'/Da Silva 53')

Ndeshja: 

Është mbyllur 1-1 derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. Një sfidë e luftuar në “Air Albania” e cila në fund nuk nxori një fitues. Fillimisht do të ishin të kuqtë që do të gjenin golin e avantazhit me anë të Da Silvës në minutën e 53-të. Një gol që “ngriti” peshë gjithë tifozët e kuq.

Ndeshja do të bëhej edhe më spektakolare në minutët në vazhdim, ku bardheblutë kërkonin edhe golin e barazimit. Do të duhej minuta e 81-të që gjithçka të ishte në baraspeshë. Ardit Deliu shënon një eurogol nga distance duke lënë të gjithë të pranishmit me “gojë hapur”.

Minuta të luftuara, por në fund skuadrat ishin të detyruara të ndanin pikët në ndeshjen më vendimtare të sezonit. Pas kësaj përballjeje renditja në tabelën e klasifikimit nuk ndryshon, me bardhebluqë që udhëheqin me 60 pikë, 2 më shumë se Partizani i vendit të dytë. Edhe 3 ndeshje nga fundit i kampionatit “lufta” për titullin kampion do të jetë e fortë.

Abissnet Superiore, java 33-të

Stadiumi: “Air Albania”

Arbitër: Kreshnik Cjapi

Formacionet zyrtare:

Tirana (4-3-3): Bekaj; Tosevski, Najdovski, Lulaj, Përgjoni; Deliu, Aleksi, Lushkja; Haxhiu, Abazaj, Berisha. Trajner: Orges Shehi

Partizani (3-5-2): Rexhepi; Sota, Telushi, Atanaskoski; Hadroj, Murataj, Matondo, Rrapaj, Maguette; Mba, Da Silva. Trajner: Giovanni Colella

Komenti minutë pas minute:

 

90+11'- Mbyllet 1-1 ndeshja e sezonit mes Tiranes dhe Partizanit.

90'-  11 minuta shtesë.

81'- barazohen shifrat ne "Air Albania". Ardit Deliu shenon nje gol spektakolar ndaj Partizanit.

73'- Goditje denimi per Tiranen ne afersi te zones kundershtare, por Abazaj gjuan jashte porte.

66'- Rrapaj le fushen e lojes, Bilali merr vendin e tij.

54'- Tifozet e Tiranes gjuajne flakadane drejt fushes, prek Rexhepin.

53'- Feste e cmendur te Partizanit. Da Silva ngren peshe gjithe te kuqte.

 

51'- Demtohet Lushkja, zevendesim i detyrushem te Tirana. vendin e ish-lojtarit te Lacit e ze Qefalija

49'- Mba i shkon afer golit, por Lulaj devijon topin.

46'- Nis pjesa e dyte, Tirana dhe Partizani duan golin e avantazhit.

45'- Tirana e mbyll ne sulm, por Berisha nuk arrin dot te dergoje topin  ne rrjete.

43'- Te Tirana ka pretendime per penallti te prekjes se topit me dore ne zone, por Cjapi e gjykon te pavullnetshem.

40'- Maguet jep nje pasim perfekt per Da Silven, por braziliani "fal" Tiranen me porten e boshatisur.

31'- Lushkja ndeshkohet me te verdhe. Ky moment krijon tension ne fushen e lojes. Cjapi qeteson situaten.

27'- Aksion nga bardheblute, me Deliun qe gjuan nga distanca, por trajektorja e topit shkon larg portes.

18'- Tifozet hedhin flakadane ne fushe, por fatmiresisht nuk ka probleme.

17'- Rrapaj kalon 3-4 lojtare te Tiranes, gjuan, por topi shkon ngjitur me shtyllen pingule.

13'- Najdovski ndeshkohet me te verdhe.

6'- krijohen shkendijat e para, Berisha "dritheron" tifozet e Partizanit.

1’- Starton derbi i kryeqytetit, Tirana dhe Partizani “luftë” për 3 pikët e titullit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga