
Tirana 1-1 Dinamo City
Superiore: Java 10
Stadiumi: Selman Stërmasi
Arbitër: Enea Jorgji
Formacionet zyrtare:
Tirana (4-3-3): Kozi; Doka, Meta, Hoxhallari, Përgjoni; Hila, Deliu, Lushkja; Hasani, Abazaj, Kaina. Trajner: Julian Ahmataj
Dinamo (4-3-3): Sali; Marku, Hoxha, Behiratche, Lorran; Goudiaby, Karamba, Smaçi; Zabërgja, Denisson, Vila. Trajner: Dritan Mehmeti
Komenti minutë pas minute:
90+6' Përfundon ndeshja.
74' Karton i kuq! Goudiaby lë Dinamon me 10 lojtarë.
68' Dinamo pranë përmbysjes, por portieri Kozi bën pritjen e mrekullueshme.
51' Gabim i Hoxhallarit dhe aksion model i Dinamos, Denisson rikthen baraspeshën në 'Selman Stërmasi'.
47' Hasani gjen sërish rrugën e rrjetës, por kësaj here ndalet në offside.
46' Nis pjesa e dytë.
45+3' Mbyllet pjesa e parë.
45+2' Fantastik Ermal Meta, djaloshi i ri i shpëton Tiranën nga goli i barazimit.
40' GOL! Florent Hasani kalon në avantazh bardheblutë, aksion i nisur me një rrëmbin topi në mesfushë dhe i përfunduar me goditjen e sulmuesit drejt rrjetës.
35' Lushkja gabon me portën e boshatisur, mundësi e shpërdoruar nga Tirana.
34' Abazaj sërish i pasaktë, i vetëm me portierin godet rrjetën e jashtme.
30' Njëjte edhe nga Karamba, Kozi sërish i vëmendshëm.
28' Edhe Denisson provon nga distanca, por kësaj rradhe është Kozi që bllokon gjuajtjen.
27' Gjuajtje me të parën e Hasanit në kufij të zonës, topi shkon jashtë.
23' Kombinime të rrezikshme brenda zonës bardheblu, Denisson nxjerr zbuluar Vilën i cili godet me të majtën, por bllokohet mrekullisht nga Albi Doka.
21' Tjetër aksion i rrezikshëm i Tiranës. Abazaj dhe Deliu rrezikojnë Dinamon, por gjuajta e mesfushorit ndalet nga muri dinamovit.
19' Gafë në mbrojtjen dinamovite, Kristal Abazajt i dhurohet mundësia e artë.
17' Denisson nxjerr një top për Karamban brenda zonës me afrikanin që godet ngjitur me shtyllën, por nuk vlen aksioni për shkak të pozicionit jashtë loje.
15' Faull i Hoxhallarit para zonës, Denisson godet me topin që devijohet në këndore nga muri.
9' Zabërgja rrëmben një top nga mesi i fushës dhe avancon rrezikshëm drejt portës, futet në zonë por bllokohet nga mbrojtja bardheblu.
5' Harkim i lartë për Denisson brenda zonës, Ermal Meta qetësisht kontrollon topin dhe largon rrezikun.
1' Fillon ndeshja në kryeqytet, ekipet kërkojnë fitoren.