
Shqipëria mori një fitore majft të rëndësishme në kualifikueset e Euro 2024. Ndaj Moldavisë kuqezinjtë triumfuan me shiftat 2-0, ku Jasir Asani dhe më pas Nedim Bajrami tundën rrjetën e kundërshtarëve.
Në këtë përballje djemtë e Sylvinhon bënë një lojë të mirë duke ushtruar presion mbi kundërshtarin, lojë e rrjedhshme dhe askione të qarta. Kjo kombëtare ndez “ëndrrën” Euro 2024. Në shkallët e stadiumit tifozët iu përgjigjën kombëtares, teksa ishin mbi 22 mijë duke brohoritur për kuqezinjtë.
Në fund pas 3 pikëve tashmë të koleksionuara të gjjithë u bënë bashkë. Tifozë e lojtarë festuan së bashku, teksa kemi vetëm një qëllim, kualifikimin në Europian. Të gjithë duam të shijojmë edhe njëherë emocionet e Euro 2016. Mundësitë janë, grupi po, trajneri po ashtu dhe mbi të gjitha talenti që zotëron çdo lojtar, tashmë s’na mbetet që tjetër veçse të ecim të sigurtë dhe me plot besim drejt kësaj ëndrre.