Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Surprizë speciale për tifozin e Skënderbeut, lojtarët befasojnë të veçantin 66-vjeçar

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Surprizë speciale për tifozin e Skënderbeut, lojtarët

Sot ka qenë një atmosferë festive në kampin e korçarëve. Një nga tifozët më të zjarrtë të Skënderbeut që e ndjek ekipin e zemrës prej dekadash kishte sot ditëlindjen. Lojtarët e skuadrës korçare vendosën t’i bënin një surprizë të bukur tifozit Refit Rezhda, i cili mbushi 66 vjeç.

Në kampin stërvitor lojtarët kishin marrë një tortë për të uruar tifozin e tyre më special i cili po e ndiqte skuadrën në stërvitje. Rezhda u përshëndet me të gjithë lojtarët dhe me stafin teknik të skuadrës. Skuadra korçare do të pres nesër Tomorin në shtëpi ndeshje e vlefshme për javën e 19 në Kategorinë e Parë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga