
Augrusto u dëmtua në sfidën me Orikun. Një dëmtim që me shumë gjasa sulmuesi brazilian ka mbyllur sezonin. Një mungesë e madhe për Diego Longon, i cili në ndeshjet më vendimtare të sezonit humbet një nga “forcat” e sulmit.
Gjithsesi në Vlorë para duelit me Skënderbeun që është shumë i rëndësishëm për ngjitjen në Superiore sezonin e ardhshëm, lojtarët kanë menduar edhe për shokun e tyre.
Të gjithë futbollistët e Flamurtarit zbritën në fushë e blertë me fanela në mbështetje të tij. Në to shkruhej “Forca Augusto”. Një mesazh i qartë nga kuqezinjtë të cilët i urojnë shërim të shpejtë shokut të tyre.
Poll