Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Stërvitje intensive në malet e Maqedonisë, trajneri i Kastriotit zgjedh më të “fortin” e krutanëve

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Stërvitje intensive në malet e Maqedonisë, trajneri i

Kastrioti ndodhet në Strugë, vend ku po kryen seancat stërvitore para fillimit të sezonit. Të gjithë lojtarët duken në formë dhe pavarësisht ngarkesës së madhe, atmosfera brenda ekipit është pozitive. Ashtu si në sezonin e shkuar, edhe në këtë edicion futbollistik krutanët priten të jenë faktorë në Superligë. Trajneri Emiliano Çela tregoi se di të administrojë dhe të çojë në piedestal ekipin për të cilin ka kontribuar edhe si lojtar.

Dje, futbollistët kanë kryer një seancë ndryshe stërvitore. Stafi teknik ka zgjedhur që lojtarët të kryejnë teste fizike duke vrapuar në një mal në Maqedoni. Kjo është pasqyruar dhe në rrjetet sociale, me Bekim Kulin që promovon përgatitjet e krutanëve. Zv. Trajneri i Kastriotit duket i kënaqur me performancën e futbollistëve. I pyetur se kush është më në formë, ai nuk heziton të përgjigjet për Newsport.al: “Edon Hasani”, thotë shkurtimisht.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga