
Prishtina dhe Ballkani luajnë sot në 20:00 për javën e 6 në Superligën e Kosovës. Para fillimit të ndeshjes, tifozët e dy skuadrave kanë pasur një përleshje masive në tribuna, duke bërë që ndeshja të shtyhet me 10 minuta për një siguri më të madhe.
Plisat vendas dhe Xhebrailat nga Suhareka nuk janë përmbajtur, duke përdorur si fillim fjalor banal për t’u përleshur më pas edhe fizikisht. Në këtë duel janë shitur 12 mijë bileta, me stadiumin që është rezervuar, teksa shiu ka bërë që mos mbushet në kapacitet maksimal.
Një sjellje e tillë nuk i shkon përshtat dy tifozerive shqiptare, që tej 90 minutave të ndeshjes kanë më shumë gjëra të përbashkëta se të veçanta për një shfaqje të tillë të shëmtuar.