Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

“Lojtari i Ndeshjes” në gjysmëfinalen e Kupës, Eljon Sota: Elbasani padyshim rival i fortë

Shkruar nga NEWSPORT
“Lojtari i Ndeshjes” në gjysmëfinalen e Kupës, Eljon
Eljon Sota

Egnatia dhe Elbasani kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Rrogozhinës, përfundoi me shifrat 1-1. Pas këtij dueli ka folur "Lojtari i Ndeshjes", autori i golit te rrogozhinasit, Eljon Sota. 

“Ndoshta ishte rezultat i drejtë, edhe pse në fushë nuk e kupton. Por kishim rastet tona, edhe mund ta kishim fituar këtë ndeshje. Elbasani padyshim mbetet një nga rivalët tonë, e tregon edhe tabela. Është ekipi i vetëm që s’e kemi mundur, bashkë me Vllazninë. Mundësitë i kemi pasur, por jo fatin. Duhet të fitojmë ndeshjen tjetër.

Ndoshta nuk jam në 100%, por jam afër. Duke parë që kam luajtur shumë ndeshje së fundmi. Por erdha pas shumë kohësh jashtë. Nuk kam pasur minuta më parë, ndërsa tani kam luajtur në një periudhë me ndeshje shumë të ngjeshura. Por që jam drejt asaj rruge.

Çdo gjë fillon me stërvitje. Nëse ti e përgatit mirë veten në stërvitje... Për mua gjithçka nis aty. Më pas do mundohem ta shfaq edhe në ndeshje”, tha Sota.

Poll

Lexo gjithashtu