Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Realit "i buzëqesh" fati para sfidës me Bayernin, shkak bëhet arbitri

Shkruar nga NEWSPORT
Realit "i buzëqesh" fati para sfidës me Bayernin, shkak
Real Madrid - Bayern Munich

Real Madrid-Bayern Munich pritet të jetë supersfida e kësaj mesjave në Uefa Champions League, ndeshje e përcaktuar për t’u luajtur të martën në orën 21:00.

Në prag të këtij dueli, UEFA ka përcaktuar dhe arbitrin kryesor që do të vendosë drejtësi në “Santiago Bernabeu”.

Eksperienca dhe njohja e mjaftueshme në të tilla nivele të mëdha të futbollit, ka bërë që ky organ t’i besojë Michael Oliver drejtimin e kësaj “përplasje” pasi në fushë do të zbresin dy nga pretendentët kryesorë të këtij edicioni.

Emri i Oliver mund t’i gëzojë që tani këtij arbitri, pasi në duelet e mëparshme ai ka ndikuar në fitore të rëndësishme të “Los Blancos”, në duelin mes tyre dhe Juventus.

Po ashtu, arbitri anglez gjykoi dhe sfidën e “play-off” mes Kosovës dhe Turqisë e vlefshme për një kualifikim në Kupën e Botës, përfunduar në favor të turqve 0-1.

 

Poll

Lexo gjithashtu