Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Spektakël kuqezi në transfertë, bindin me fitore 21-vjeçarët e Alban Bushit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Spektakël kuqezi në transfertë, bindin me fitore

Azeirbaxhan U21- Shqipëri U21 1-2 (Camalov 46'/ Shpendi 43', Pajaziti 51')

Kombëtarja e shpresave ka marrë një fitore sot në miqësoren ndaj Azeirbaxhanit. Kuqezinjtë e Bushit triumfuan 1-2 në tokën Azere. Tanët zhbllokuan sfidën në fundin e pjesës së parë dhe ishte Shpendi ai që çoi topin në rrjetë. Me fillimin e pjesës së dytë kombëtarja azeirbaxhanase barazoi menjëherë shifrat në 1-1 me Camalov. Por të besuarit e Bushit reaguan direkt dhe u rikthyen sërish në avantazh. Ishte Pajaziti ai që shënoi të dytin në minutën e 51. Kjo fitore i jep mjaft kurajo ekipit shqiptar U-21 për ndeshjet eleminatore të europianit. Pas tre ditësh shpresat do të kenë një tjetër miqësore, kësaj here me kombëtaren e Polonisë.

Formacioni Zyrtar:

Shqipëria U21: Simoni, Mjaki, Buxhelaj, Gjini, Mitaj, Ismaili, Kurtulan, Berisha, Pajaziti, S. Shpendi, Tocci.

Trajner: A. Bushi

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga