Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Skënderbeu bën me zemër Partizanin, 3 pikë të arta për Ilir Dajën

Shkruar nga NEWSPORT

FT Partizani 2 - 1 Skënderbeu (Rrapaj 14', Cara 28' / Mensah 20' )

NDESHJA/ Partizani ka mundur 2-1 Skënderbeun në Air Albania. Sfida e javës së 11 në Superligë ka pasur shumë raste për gol, momente të diskutuara nga VAR dhe gola të anulluar. Teqja është hero te Partizani, që në të 83 minutë ndali Meksin nga pika e penalltisë.

Sfida do niste me ritëm dhe raste, teksa do zhbllokohej nga Rrapaj në të 14 minutë. Një predhë e mesfushorit të kuq, që gjen një gol spektakolar këtë edicion. Barazimi nuk do vononte shumë, me Mensah që përfiton nga gafa e Demave. Në të parën, pikërisht në minutën e 28 ka qenë Cara që me gjoks do dërgonte topin në rrjetë.

Anësori anullon gjithçka, teksa VAR e cilëson pozicionin të rregullt, për golin me vlerën e tri pikëve. Pjesa e dytë ka pasur një gol të anulluar të Moraes për korçarët, shumë të diskutuar edhe nga VAR. Në fund edhe penalltia e humbur nga Meksi, që mund të kishte tjetër histori për sfidën.

Pas kësaj sfide, Partizani barazon Laçin në vendin e katërt me 15 pikë, ndërsa korçarët qëndrojnë të parafundit me 8 pikë.

Kategoria Superiore, java 11 - 16:45

Stadiumi: Air Albania

Arbitër: Olsion Yzeiraj VAR: Juxhin Xhaja

Formacionet zyrtare:

Partizani: Teqja, Belica, H. Marku, Junior, Mala, Cara, Kaçe, Musta, Gligorov, Sembene, Rrapaj Trajner: Ilir Daja

Skëndërbeu: Rexhepi, Zguro, Vitija, Jean Victor, Berisha, Junior Agnaldo, Mara, Sadriu, Dwumfour, Mensah, Meksi Trajner: Migen Memelli 

Komenti minutë pas minute:

90+5' Mbyllet 2-1 ndeshja, Elvi Berisha ndëshkohet me karton të verdhë. Tri pikë për të kuqtë.

90' Pesë minuta shtesë.

90' Dajan Shehi merr vendin e Mustës, mbetur i dëmtuar nhga përplasja në momentin e penalltisë.

83' Jorgo Meksi shpërdoron një 11 metërsh, pret Teqja. Portieri i jep tri pikë Partizanit deri në këto çaste.

79' Arbitri akordon penallti për Skënderbeun, dëmtohet Musta dhe Mara. Stafet mjekësore në fushë.

76' Junior merr karton të verdhë.

74' Gligorov dhe Marku dalin nga loja. Sota dhe Kote hyjnë te Partizani.

64' Skënderbeu barazon shifrat pas një devijimi të Victor gjatë goditjes së Marës nga faulli. Arbitri ndal lojën dhe anullon golin për prekje me dorë gjatë devijimit. VAR cilëson si të vlefshëm vendimin e Yzeiraj. Protesta nga miqtë.

46' Nis pjesa e dytë, del Dwumfour futet Bajrami te Skënderbeu.

45+5' Mbyllet 2-1 pjesa e parë.

45' Pesë minuta shtesë.

37' Partizani ka në favor një faull mbi vijën e 16 metrave, arbitri sheh VAR dhe akordon prekje me dorë nga lojtari i kuq. Topi për miqtë nga Korça.

28' GOOL! Cara kalon sërish Partizanin në avantazh. Goli me gjoks i sulmuesit është anulluar nga anësori, me VAR që pas 3 minutash rishikime e ka akorduar si të rregullt realizimin. 2-1 Partizani.

25' Sembene godet me kokë, pret Rexhepi.

20' GOOL! Mensah barazon shifrat pas një gabimi nga Partizani. Kaçe nuk pason si duhet në një goditje dënimi, me korçarët që gjejnë golin e barazimit pas 6 minutash.

14' GOOL! Rrapaj kalon në avantazh Demat me një perlë nga 25 metra. Predha e mesfushorit ndalet në trekëndësh, me festën e kuqe që shpërthen në stadium.

12' Mensah rrezikon te porta vendase, marrje e mirë e sulmuesit të Skënderbeut që godet jashtë.

8' Partizani rrezikon dy herë me Carën dhe Gligorov, Rexhepi i thotë "jo" golit.

2' Tension Zguro-Kaçe, Yzeiraj vendos qetësinë.

1' Nis ndeshja me topin e parë shkelmuar nga vendasit.

Poll

Lexo gjithashtu