Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

FOTOLAJM/ Çmimi i naftës prek majat në Shqipëri, lojtari i Kombëtares e “pëson” në Tiranë

Shkruar nga NEWSPORT
FOTOLAJM/ Çmimi i naftës prek majat në Shqipëri, lojtari i
Kur Asani shënonte me KOmbëtaren

Teksa çmimi i naftës aktualisht ka arritur shifrën e 224 lekëve, me sa duket edhe Jasir Asani e ka pësuar në vendin tonë. Nga Irani, vend në të cilin luante futboll, tashmë është kthyer në Shqipëri për shkak të luftës që ka nisur mes Izraelit dhe Amerikës kundër shtetit iranian.

Mëngjërashi i kombëtares shqiptare ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqet në automjetin e tij luksoz, ndërsa trafiku duket pirg në një ditë të bukur si kjo e shtuna. E shoqëruar me ngjyrat bardhezi, duket se nga çmimi i papërfillshëm i hidrokarbureve në Iran, në Shqipëri Asani duhet të paguajë sa “qimet e kokës” për të lëvizur me makinë.

Kujtojmë që ai ishte i grumbulluar me Kombëtaren për ndeshjet kundër Polonisë dhe Ukrainës, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Amerikë 2026”. Por, ndaj polakëve ai u çua në tribunë, ndërsa me Ukrainën u aktivizua vetëm pak minuta.

FOTOLAJM/ Çmimi i naftës prek majat në Shqipëri, lojtari i
Postimi i Jasir Asanit

 

Poll

Lexo gjithashtu