Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Pogradeci “makineri e frikshme”! 24 pikë në 8 ndeshje dhe 25 gola të shënuar, ekipi i Emiljano Çelës i fut të “dridhurat” Skënderbeut e Laçit

Shkruar nga NEWSPORT
Pogradeci “makineri e frikshme”! 24 pikë në 8 ndeshje dhe
Pogradeci

Teksa na ndajnë edhe 4 javë nga mbyllja e Kategorisë së Parë, gara për kreun është bërë e “zjarrtë”. Edhe pse dy vendet e para i takojnë përkohësisht Skënderbeut me 70 pikë dhe Laçit 67 të tilla, Pogradeci ka ecurinë më të mire.

Ekipi i drejtuar nga Emiljano Çela janë të pakonkurrueshëm në 8 ndeshjet e fundit, e përkthyer me 24 pikë (të plota) dhe 25 gola të shënuar, më shumë se 3 finalizime për takim, “makineri”.

Pas 29 javësh, liqenorët grumbullojnë 63 pikë, ndërsa 4 duelet e mbetura i kanë kundër Kukësi, Laçit, Skënderbeut dhe Luftëtarit.

Rregullorja është e qartë, dy pozicionet e para të tabelës në këtë ligë ngjiten autmoatikisht në Superiore sezonin e ardhshëm, kurse i 3-të kalon nga “Play-Off” me vendin e 8-të nga elita e futbollit shqiptar, e ku fituesi siguron “biletën” mes më të mirëve.

   

Poll

Lexo gjithashtu