
Ndeshja e fituar nga Fenerbahce me rezultat 2 me 3 ndaj Trabzonspor ka kaluar në plan të dytë. Në futbollin turk kryefjala e mbrëmjes së 17 marsit ishte dhuna.
Lojtarët e Fenerbahces u sulmuan nga tifozët vendas, pasi po festonin fitoren në fushë. Pamjet janë bërë virale, ndërsa dhe pse duket e pabesueshme ky është rast i përsëritur në Turqi.
Pjesa e parë u mbyll 0 me 2 në favor të Fenerbahces. Në të dytë Trabzonspor ia doli të barazojë. Batshuayi kishte ruajtur 1 gol për Fenerbahcen në minutën e 87’ duke vulosur fatet e takimit në 2 me 3.
Kujtojmë se në këtë ndeshje realizoi supergol Enis Bardhi. Në minutën e 63’, lojtari shqiptar ngushtoi shifrat në 1 me 2 pas një goditje dënimi të realizuar në perfeksion. (VIDEO)
Me këtë fitore Fenerbahce ndodhet 2 pikë larg Galatasarayt dhe lufton për titull kampion. Në anën tjetër Trabzonspor renditet i treti, vend që të çon në Europa League.
3 pikë më pak numëron Besiktas ku aktivizohet Ernest Muçi dhe Milot Rashica. Tashmë mbeten për t’u parë cilat do jenë vendimet nga organet kompetente për skenat e dhunës.