
Kualifikueset e Euro 2025
SHQIPËRI U-21 – MALI I ZI 2 - 0 (26' Berisha, 72' Shpendi)
Ndeshja: Shpresat ia kanë dalë të rikthehen te fitorja ditën e sotme. Në “Egnatia Arena” kanë mposhtur 2-0 Malin e Zi në një sfidë të dominuar nga kuqezinjtë.
Golin e parë e shënoi Berisha në minutën e 26-të, teksa mposhti Ivezic nga pika e penalltisë. Në minutën e 37-të Mali i Zi mbeti me 10 lojtarë, pasi Bajovic u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhe dhe doli nga loja me të kuq.
Ndeshja do të dominohej nga kuqezinjtë, të cilët gjetën golin. Këtë herë Stiven Shpendi do të mposhte portierin e Malit të Zi dhe do të dyfishonte shifrat për ekipin tonë.
Në minutat e mbetura nuk pati më gola dhe Shpresat e Bushit morën 3 pikë të rëndësishme në kualifikueset e Euro 2025. Kombëtarja U-21 rikthehet në vendin e parë në klasifikim në Grupin E, teksa udhëheq me 9 pikë pas 4 ndeshjesh.
Stadiumi: “Egnatia Arena”
Arbitër: Jarred Gillett
Formacionet zyrtare:
Shqipëri: Lilo; Buxhelaj – Bajrami – Dajko – Smajli; Shabani – Berisha – Rexhepi; Nikaj – Shpendi – Qefalia. Trajner: Alban Bushi
Mali i Zi: Ivezic; Kujovic – Pejovic – Gjelaj – Gasevic; Bakic – Bajovic – Janjic; Adzic – Vukovic – Toskovic. Trajner: Nikola Rakojevic
Komenti minutë pas minute:
90'- Mbyllet ndeshja ne "Egnatia Arena", Shqiperia u-21 fiton 2-0 me Malin e Zi.
72'- Stiven Shpendi kete her gjen golin, sulmuesi shenon golin e dyte per Shqiperine U-21.
70'- Serish Shqiperia U-212 afer golit, kete here Stiven Shpendi ndalet nga shtylla.
66'- Shpendi i shkon afer golit, por gjuajtja e tij ndalet nga portieri i Malit te Zi.
55'- Shqiperia kontrollon lojen, te cilet provojne me Berishen, por tentativat e tij ndalen nga Ivezic.
46'- Nis pjesa e dyte e sfides. Shqiperia kerkon golin e dyte perballe Malit te Zi.
45+3'- Mbyllet pjesa e pare, Shqiperia udheheq ndaj Malit te Zi
37'- Mali i Zi mbetet me 10 lojtar, Bajovic merr kartonin e dyte te verdhe dhe del me te kuq.
26'- Shpresat kalojne ne avantazh, Berisha shenon nga pika e bardhe e penalltise.
13'- Rexhepi gjuan nga goditja e denimit me topin qe shkon te Dajko, me kete te fundit qe godet por ska forcen e duhur.
11'- Jane miqte qe kane ne dore kontrollin e lojes, me djemte e Alban Bushit qe nuk arrijne te bejne presing ndaj kundershtareve
1’- Starton sfida në “Egnatia Arena”, Shqipëria U-21 kërkon fitoren ndaj Malit të Zi.