Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Video/ Shpërthen Nainggolan: E urrej Juventusin se fiton me gjyqtarë, s'më plas fare që të bëhem si Totti

Shkruar nga NEWSPORT
Video/ Shpërthen Nainggolan: E urrej Juventusin se fiton me gjyqtarë,

Radja Nainggolan "i hedh benzinë zjarrit" duke folur kundër Juventusit pas polemikave të fundit dhe pretendimeve të Interit për favorizim të gjyqtarit Ricoli ndaj bardhezinjve.

Një gjë të tillë, mesfushori i Romës e ka bërë në rrjetet sociale, jo publikish, por duke folur me disa tifozë të Romës, të cilët kanë filmuar gjithë bisedën që kanë bërë me futbollistin belg, i cili siç shihet nuk nguron të ndezë edhe një cigare në makinën e tij.

"Jam kundër Juventusit që kur kam lindur. Edhe kur isha te Kaljari kam qenë kundër bardhezinjve, madje i urrej. Po e përsëris; e urrej Juventusin. Do jepja gjithçka për të fituar kundër tyre.

E urrej Juventusin sepse fiton gjithnjë me gjyqtarë. Erdha te Roma për ta mundur. Nëse nuk fitojmë kampionatin do fitojmë Kupën e Italisë.

Kemi dy ndeshje kundër Lacios dhe më pas finalen e Kupës. Do fitojmë, jua them unë", iu drejtua Nainggolan, tifozëve të Romës, ndërsa pyetjes nëse do të bëhet si Totti, mesfushori belg iu përgjigj: "Mua nuk më plas fare të bëhem si Totti".

Tags:

KRYESORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga