
Lajmi i mbrëmjes së sotme ishte emri i Armando Brojës në formacionin titullar të Chelseat në ndeshjen përballë Fulhan, e vlefshme për javën e 7-të të Premier League. Sulmuesi shqiptar e nisi nga minuta e parë në fushën e lojës duke lënë përfundimisht pas dëmtimin e rëndë që pësoi 8 muaj më parë.
E si mund të ndodhte ndryshe, talenti i Kombtares shqiptare gjeti menjëherë rrugën e rrjetës duke dyfishuar avantazhin e londinezëve pas golit të parë të Mudryk. Feston Broja, feston Chelsea, feston e gjithë Shqipëria.
Një gol që do të thotë shumë për bomberin e së ardhmes i cili lëshon kërcënimet e para për Çekinë, me të cilët sipas të gjitha gjasave do të jetë në fushë për finalen e kualifikimit në Euro 2024 për kuqezinjtë e Sylvinhos.