
Kombëtarja shqiptare po zhvillon stërvitjen gjenerale në Izrael. Kuqezinjtë luajnë nesër në 20:45 për Ligën e Kombeve, me trajnerin Reja që po sheh gjendjen në trajnimin e fundit në Tel Aviv.
Veç mungesave të shumta, trajnerin kuqezi e shqetëson gjendja e Uzunit. Beratasi është stërvitur veç grupit, duke parë nëse mund t’ia dalë të jetë ose jo nesër në fushë kundër Izraelit.
Përpara nisjes së ushtrimeve taktike, Reja ka mbledhur grupin në mesin e fushës duke iu drejtuar me një fjalim. Veç rëndësisë së lojës, pikët janë ato që vlejnë nesër për të mbajtur gjallë ëndrrën për vendin e parë në grup, që do thoshte play-off për Europianin 2024.
Kujtojmë se nesër në stadium do jenë 29.400 tifozë, me biletat që janë shitur të gjitha.