
EGNATIA 0 – 0 LAÇI
Egnatia dhe Laçi kanë mbyllur në barazim sfidën e vlefshme për javën e 23-të të “Abissnet Superiore”. Ndeshja që u zhvillua në stadiumin “Arena Egnatia”, përfundoi me rezultatin 0-0.
Një sfidë me shumë raste, por goli nuk gjet nga asnjë prej skuadrave. Teksa rastin më të pastër për të shënuar e kishte Sebastian Spahiu i Egnatias, me këtë të fundit që gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, pasi goditjen e tij e priti Mario Dajsinani.
Pas kësaj sfide, Egnatia mbetet në vendin e parë në kuotën e 48 pikëve, ndërsra Laçi renditet i gjashti me 28 pikë të grumbulluara.
Abissnet Superiore: Java e 23-të
Stadiumi: “Egnatia Arena”
Arbitër: Oltion Yzeiraj
Formacionet zyrtare:
Egnatia: Sherri, Fangaj, Malota, Xhemajli, Ndreca, Aleksi, Zejnullai, Joel, Spahiu, Ibrahimoglu, Montenegro. Trajner: Edlir Tetova
Laçi: Dajsinani, Mjaki, Dajko, Junior, Sa Silva, Kryeziu, Qato, Ujka, Prodani, Bajramaj, Soboëale. Trajner: Mirel Josa
Rastet e ndeshjes:
90+3' Mbyllet sfida në barazim pa gola.
64' Dajsinani ndal goditjen e Spahiut. (VIDEO)
62' Penallti për Egnatian. (VIDEO)
54' Klinti Qato rrezikon portën e Sherrit, por topi shkon jashtë. (VIDEO)
46' Starton pjesa e dytë, Egnatia dhe Laçi në kërkim të golit.
45+1' Mbyllet pjesa e parë e sfidës.
28' Laçi "drithëron" Egnatian, shtylla i mohon golin kurbinasve. (VIDEO)
12' Laçi ka mundësinë më të mirë të ndeshjesh. Malota kthen gabimisht një top në zonë, por Prodani bën më të vështirën, duke çuar topin jashtë portës.(VIDEO)
7' Rast i artë për Egnatian, por Dajsinani ndal siç duhet gjuajtjen e rrogozhinasve . (VIDEO)
1’ Starton sfida në Rrogozhinë, Egnatia – Laçi sfidohen për 3 pikët.