Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Qazim Laçi nuk di të ndalet, mesazhe të qarta nga Çekia për Sylvinhon

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Qazim Laçi nuk di të ndalet, mesazhe të qarta nga

Qazim Laçi nuk di të ndalet. Mesfushori shqiptar i cili luan në Çeki me Sparta Pragën ka ditur të kthehet sërish në protagonist për skuadrën e tij. 27-vjeçari pas vështirësive në ambientim sezonin e fundit, tashmë ka gjetur veten e tij dhe po performon në nivel mjaft të kënaqshëm.

Në sfidën që po luhet aktualisht kundër Teplice në transfertë, Laçi ka asistuar në golin që zhbllokoi rezultatin e ndeshjes. Lojtari i Kombëtares shqiptare pas një topi të lartë nga portieri, fitoi duelin ajror me kundërshtarin duke nxjerrë bosh më pas sulmuesin Kuchta i cili nuk e pati të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë.

Ky asist vjen fill pas golit të shënuar nga ai në javën e fundit duke dhënë kështu një mesazh të qartë për trajnerin Sylvinho i cili po thur planet për dy ndeshjet jetike pikërisht ndaj çekëve dhe Polonisë, më 7 dhe 10 shtator.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga