Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Përfundon mes tensonit sfida në Berat, Tomori e Besa shënojnë 6 gola dhe ndajnë pikët

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Përfundon mes tensonit sfida në Berat, Tomori e Besa

TOMORI – BESA 3-3 (Ismailaj 2', Shaqe 25', Hida 86'/ Ntepe 3', Redi Veriu 52', Onuh 80')

Kategoria e Parë, java e 14-të

Ndeshja: Festival golash prodhoi sfida mes Tomorit dhe Besës, por dhe tension ne fundin e saj. U shënuan plot 6 gola, por në fund skuadrat ndanë nga një pikë në javën e 14-të të Kategorisë së Parë.

Ku duel do të niste menjëherë me gold he do të ishin vendasit në minutën e 2-të që do të tundin rrjetën e kavajasit me Ismailaj. Vetëm 1 minutë më pas Ntepe do të barazonte shifrat mes tyre.

Sërish do të ishin beratasit që do të kalonin në avanatzh në minutën e 25-të me anë të Shaqes, por do të shikonin që kavajasit do të vendosnin barazpeshën në minutën e 52-të  me Redi Veriun.

Spektakli nuk do të përfundonte këtu, pasi miqtë do të përmbysnin shifrat në Berat dhe goli i Onuh do të “heshte” beratasit.

Tomori nuk dorëzohet dhe gjen sërish rrugën e rrjetës në minutën e 86-të ku Hida do të çonte shifrat 3-3.

Pas këtij barazimi Tomori renditet në vendin e 8-të me 18 pikë, ndërsa Besa në vendin e 5-të me 20 pikë pas 14 ndeshjesh.

Stadiumi: Tomori

Arbiter: Olsi Sokoli

Formacionet zyrtare:

TOMORI: Boye; Çaço, Kasmollari, Hida, Shaqe; Fejzaj, Ismailaj, Emini; Dushkaj, Adetola, Solomon;

Trajner: Klodian Arbëri

BESA: Dobjani; Perja, Reçi, Ramilli, Nurja; Kuka, Dalipi, Sulovari; Hoxha, Onuh, Ntephe;

Trajner: Gugash Magani

Komenti minutë pas minute:

 

90+7'- Mbyllet 3-3 sfida në Berat. skuadrat ndajne piket. Ka tension ne fund te sfides. perplasen lojtaret e dy skuadrave.

86'- Tomori barazon shifrat. Hida realizon golin e trete per beratasit.

80'- Besa permbys rezultatin ndaj Tomorit, Onur shenon golin e trete per kavajasit

52'- Redi Veriu barazon shifrat. Sulmuesi i Beses gjen golin e pare.

46'- Nis fraksioni i dyte.

45+4'- Mbyllen 45 minutat e para. Tomori kryeson 2-1 ndaj Beses.

25'- Tomori serish ne avantash. Shaqe gjen rrugen e rrjetes me nje goditje me koke.

12'- Ka tension ne fushen e lojes. Shaqe e Kuka perplasen me njeri-tjetrin.

3'- Ntepe barazon shifrat. 2 gola per 3 minuta ne Berat

2'- Ismajli shenon menjehere per beratasit. Tomori ne avantazh ndaj Beses.

1’- Starton sfida në Berat. Tomori dhe Besa kërkojnë 3 pikët.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga