
"Enatia Arena", Rrogozhinë (17:15)
Egnatia – Partizani 0-1
(Arinaldo Rrapaj 45+1')
Formacionet
Egnatia: Puja, Ymeralilaj, Kacbufi, Allmuça, Levendi, Krivanjeva, Agbekpornu, Duranski, Jackson, Delarns, Pedro Augusto
Partizani: Hoxha, Belica, Bitri, Hadroj, Sota, Masanga, Marku, Rrapaj, Mala, Stenio Junior, Skuka
Ndeshja: Partizani ka arritur të fitojë kundër Egnatias në transfertë me rezultatin 1-0. Një sfidë jo me shumë raste, por që në fund i ka buzëqeshur të kuqve. Ka mjaftuar goli i shënuar nga Arinaldo Rrapaj që skuadra e drejtuar nga Dritan Mehmeti të marrë 3 pikë. Dy javë nga fundi i Superiores, Partizani renditet në vendin e tretë me 52 pikë, kurse Egnatia në vendin e tetë me 34 pikë.
Komenti minutë pas minute:
90'- Gjyqtari i katërt jep 5 minuta shtesë.
72'- Partizani pranë golit të dytë. Rast i artë për Tedi Carën, por me portën e boshatisur nuk arrin ta çojë topin në rrjetë.
60'- Agbekpornu godet me kokë, por nuk mundet të realizojë dot.
54'- Herald Marku gjuan bukur me të majtën, pret portieri i Egnatias.
46'- Nis pjesa e dytë.
45+1'- Partizani realizon golin e parë. Arinaldo Rrapaj gjuan bukur në hyrje të zonës, devijon portieri por pa mundur t'i ndryshojë rrjedhën. Kështu mbyllet kjo pjesë e parë në Rrogozhinë.
33'- Pedro Augusto gjuan prirët me portën e Alban Hoxhës, por topi shkon jashtë.
28'- Xhuliano Skuka bën gjithcka bukur në zonë. Kontrollon topin, gjuan prirët, por sfera përfundon jashtë.
25'- Esat Mala gjuan bukur me kokë, por nuk shënjestron si duhet mesfushori shtatshkurtër.
17'- Stenior Junior pranë golit. Gjuan bukur me kokë braziliani, por sfera përfundon ngjitur me shtyllën e djathtë pingule.
1'- Nis ndeshja në Rrogozhinë.